“Aktivizohen” hajnat në Suharekë, brenda një muaje mbi 10 vjedhje

29.11.2021

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit nëntor ndodhën 7 vjedhje. Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë […]

“Aktivizohen” hajnat në Suharekë, brenda një muaje mbi 10 vjedhje Foto: Ilustrim

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit nëntor ndodhën 7 vjedhje.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të vjedhjeve që janë raportuar gjatë muajit nëntor 2021 në stacionin policor në Komunën e Suharekës.

Për këtë periudhë kohore, pra brenda muajit nëntor në Komunën e Suharekës kanë nodhur 11 raste të vjedhjes.

Në dy javët e para të muajit nëntor u raportuan 4 vjedhje, ndërsa në dy javët e fundit të këtij muaji u raportuan 7 raste të tilla.