Aksioni “TOTO” në Suharekë dhe disa komuna tjera për fajde e bixhoz, policia jep detaje

06.10.2022

Dje në orët e pasdites, si rezultat i hetimit disa mujor, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës Themelore në Prizren, janë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit. Nga njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e […]

Aksioni “TOTO” në Suharekë dhe disa komuna tjera për fajde e bixhoz, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Dje në orët e pasdites, si rezultat i hetimit disa mujor, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës Themelore në Prizren, janë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit.

Nga njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO ku janë arrestuar 13 të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, po ashtu për fajde dhe detyrim.

Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në disa lokacione në Suharekë, Malishevë, Prizren e Prishtinë.

Policia ka dhënë detaje se gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55 mijë e 388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura.

Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM & FAJDE & DETYRIM / Prizren, Malishevë, Suharekë, Prishtinë. 05.10.2022 – 17:50. Nga njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur  nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO ku janë arrestuar 13 të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.