Aksion i suksesshëm i Policisë në Suharekë, arrestohet në flagrancë hajni i barnatoreve, po kryente tri vjedhje të reja

29.12.2021

Rastet ishin raportuar në polici, ndërsa ishin marrë të gjitha veprimet hetimore, zyrtarët policor filluan më hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve. Në një prononcim për SuharekaOnline komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj ka bërë të ditur se hetuesit policor duke punuar në mënyre profesionale, duke pasur komunikim edhe me qytetarë kanë […]

Aksion i suksesshëm i Policisë në Suharekë, arrestohet në flagrancë hajni i barnatoreve, po kryente tri vjedhje të reja Foto: Ilustrim

Rastet ishin raportuar në polici, ndërsa ishin marrë të gjitha veprimet hetimore, zyrtarët policor filluan më hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve.

Në një prononcim për SuharekaOnline komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj ka bërë të ditur se hetuesit policor duke punuar në mënyre profesionale, duke pasur komunikim edhe me qytetarë kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin i cili kishte marre një banesë me qira përballë parkut në Suhareke, i njëjti pasi kryente veprat kriminale strehohej këtu për të ju shmangur policisë.

Sipas komandantit Afrim Sylaj i njëjti është arrestuar në flagrancë pasiqë kishte kryer edhe tri vjedhje gjatë natës, ku fal angazhimit të policisë në rroba civile ai ishte vëzhguar dhe është arrestuar në flagrancë.

I dyshimti K.I i lindur në vitin 1999, nga lagjja Shipol në Mitrovicë, është ndaluar dhe arrestuar nga policia në Suharekë. Gjatë verifikimit në sistemin policor i dyshimti është recidivist i mbi 40 veprave penale si :”grabitje, vjedhje të rënda, armëmbajtje pa leje si dhe posedim i substancave narkotike”, ka shtuar Sylaj.

Në praninë e avokatit mbrojtës, i dyshimti i pranoj veprat penale të vjedhjeve të rënda të cilat i kishte kryer duke ju gjetur dëshmi përkatëse të vjedhjeve të rënda si monedha të letrës dhe metalike, 4 telefona celular, kaçavidë të cilën e ka përdorur për të kryer veprën penale.

Për rastin është informuar prokurori i Shtetit, me aktvendim i dyshimti ndalohet në mbajtje në afat prej 48 ore.