Aksidentohen dy vetura në Suharekë – lëndohet shoferi dhe pasagjeri i njërës veturë, shoferi tjetër ik nga vendi ngjarjes
- 09.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 18:20 në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjeri të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Ndërsa, drejtuesi i automjetit tjetër sipas, policisë thuhet se ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Suharekë (NN) 08.03.2023 – 18:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri i tij mashkull kosovar të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Ndërsa vozitësit tjetër mashkull kosovar ka ikur nga vendin i ngjarjes.” thuhet në njoftimin e policisë.