Aksidentohen dy vetura në rrugën “Brigada 123” në Suharekë

23.11.2022

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe mosrespektimi i rregullave në trafik janë disa nga shumë arsyet të cilat shkaktojnë aksidentet e trafikut, ku të cilat përveç dëmeve materiale shumë herë përfundojnë me lëndime. Një aksident trafiku ka ndodhur edhe në Suharekë në rrugën “Brigara 123”, shkruan SuharekaOnline. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë […]

Aksidentohen dy vetura në rrugën “Brigada 123” në Suharekë Foto: Ilustrim

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe mosrespektimi i rregullave në trafik janë disa nga shumë arsyet të cilat shkaktojnë aksidentet e trafikut, ku të cilat përveç dëmeve materiale shumë herë përfundojnë me lëndime.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe në Suharekë në rrugën “Brigara 123”, shkruan SuharekaOnline.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy pasagjerët e veturave ku pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Rasti në fjalë është raportuar edhe në Policinë e Kosovës në Suharekë ku është inicuar si “aksident trafiku me lëndime”

Rr. Brigada-123, Suharekë 16.11.2022 – 20:30.  I dyshuari mashkull  kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy pasagjerë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.” thuhet në njoftimin e policisë.