Aksidentohen dy vetura në hyrje të Suharekës
- 27.12.2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Suharekës.
Dy vetura me targa vendore janë aksidentuar sot rreth orës 10:40 në hyrje të Suharekës, raporton SuharekaOnline.
Lexues të SuharekaOnline kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se dy vetura janë aksidentuar në hyrjen e Suharekës, në Hisar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.