Aksidente, vjedhje, sulm fizik, falsifikim i parasë – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

13.04.2022

Këto të dhëna Gashi i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: Tre aksidente trafiku, tre raste të dhunës në familje, një falsifikim i parasë […]

Aksidente, vjedhje, sulm fizik, falsifikim i parasë – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Gashi i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: Tre aksidente trafiku, tre raste të dhunës në familje, një falsifikim i parasë dhe dy mashtrime.

Po ashtu, togeri Gashi ka shtuar se brenda dy jave janë proceduar këto raste: Dy kanosje, një rast i dëmtimit të pronës, tre vjedhje, një lëndim trupor, një sulm fizik dhe një ngacmim.

Ndërsa gjatë dy jave Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 446 tiketa trafiku.