Aksidente, fajde, vjedhje, falsifikim i parave, sulme – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

12.11.2021

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, kryesuesja e takimit, Mihrije Suka në mes tjerash ka njoftuar për takimet dhe aktivitetet  që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunën e Suharekës. Nënkryetarja Suka ka dhënë edhe gjendjen me pandemi në Komunën tonë, ku ka thënë se për momentin janë gjithsejtë 3056 raste, prej […]

Aksidente, fajde, vjedhje, falsifikim i parave, sulme – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, kryesuesja e takimit, Mihrije Suka në mes tjerash ka njoftuar për takimet dhe aktivitetet  që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunën e Suharekës.

Nënkryetarja Suka ka dhënë edhe gjendjen me pandemi në Komunën tonë, ku ka thënë se për momentin janë gjithsejtë 3056 raste, prej të cilave 2945 të shëruar, 99 vdekje dhe vetëm 12 raste janë aktive. 

Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Ai ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve si: 10 aksidente në trafik, 4 kanosje, 1 fajde, 4 lëndime trupore, 1 dëmtim prone, 1 monedhë e falsifikuar, 4 vjedhje, 1 shpërthim zjarri, 2 sulme, 1 ngacmim, 1 shkaktim i rrezikut të përgjithsëm, 1 vetëgjyqësi, 1 mosrespektim i urdhërit të gjykatës, 1 dhunë familjare dhe 1 deklarim i rrejshëm.

Ndërsa gjatë dy javëve janë shqiptuar 641 tiketa.