Aksident trafiku në Vraniq të Suharekës, lëndohen tre persona
- 04.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Një aksident trafiku ka ndodhur të premtën rreth orës 23:15 në fshatin Vraniq të Suharekës, raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se dy automjete me targa vendore dhe drejtues meshkuj janë përfshirë në aksident trafiku, ku si pasoj janë lënduar tre persona, drejtuesi i njërës veturë dhe dy pasagjere.
Policia njofton se personat e lënduar si pasojë e aksidentit kanë pranuar tretmanin mjekësor dhe pas kësaj janë liruar.
“Fsh. Vraniq, Suharekë 03.03.2023-23:15 Dy automjete me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident dhe dy pasagjeret femra kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.” thuhet në njoftimin e policisë.