Aksident trafiku në Suharekë, tre të lënduar

07.10.2021

Kështu bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin përmbledhës për ngjarjet e ditës së mërkurë. Sipas raportit bëhet e ditur se të mërkurën rreth orës 10:10 në rrugën Xhavit Syla në Suharekë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës mashkull kosovar dhe femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime […]

Aksident trafiku në Suharekë, tre të lënduar Foto: Ilustrim

Kështu bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin përmbledhës për ngjarjet e ditës së mërkurë.

Sipas raportit bëhet e ditur se të mërkurën rreth orës 10:10 në rrugën Xhavit Syla në Suharekë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës mashkull kosovar dhe femër kosovare.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri pasagjere të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

“Rr. Xhavit Syla, Suharekë – Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës mashkull  dhe femër kosovar-e, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri pasagjere të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.