Aksident trafiku në Suharekë, lëndohet një person

21.09.2021

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve me drejtues meshkuj kosovarë. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, rreth orës 15:30. Policia […]

Aksident trafiku në Suharekë, lëndohet një person Foto: © Hallka Marketing Agency

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve me drejtues meshkuj kosovarë.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, rreth orës 15:30.

Policia ka bërë të ditur se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës.

Lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjetit i cili pas tretmanit mjekësor është liruar.

“Rr. Xhavit Bajraktari, Suharekë, 20.09.2021 – 15:30. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me drejtues meshkuj kosovarë. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës. Lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjetit i cili pas tretmanit mjekësor dhe është liruar”, bënë të ditur PK-ja.