Aksident trafiku në Dobërdelan të Suharekës, lëndohen dy persona
- 11.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Një aksident trafiku ka ndodhur të premtën rreth orës 08:30 në fshatin Dobërdalen të Suharekës.
Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dy vetura janë aksidentuar mes vete në fshatin Dobërdelan, të cilat po drejtoheshin njëra nga një femër e tjetra nga një mashkull.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesit e automjeteve të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësot janë liruar në shtëpi.