Aksident në Suharekë, lëndohen dy persona

01.03.2022

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Sipas tij, deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë. Po ashtu, ai ka theksuar që dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit. “Dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e […]

Aksident në Suharekë, lëndohen dy persona Foto: Ilustrim

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas tij, deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Po ashtu, ai ka theksuar që dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit por se mbetet të zhvillohen hetimet për të parë rrethanat që ka çuar deri tek ky aksident”, tha Gashi.