Aksident në Reshtan të Suharekës, lëndohet një person

21.01.2022

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele tek qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion, sidomos në stinën e dimrit kur temperaturat janë të ulëta dhe ekziston mundësia për ngrica në rrugë, reshje bore e shiu, ku nga moskujdesia po shkaktohen edhe aksidente. Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Reshtan të Komunës së Suharekës. […]

Aksident në Reshtan të Suharekës, lëndohet një person Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele tek qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion, sidomos në stinën e dimrit kur temperaturat janë të ulëta dhe ekziston mundësia për ngrica në rrugë, reshje bore e shiu, ku nga moskujdesia po shkaktohen edhe aksidente.

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Reshtan të Komunës së Suharekës.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident në Reshtan janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08:50 minuta.

Po ashtu, është bërë e ditur se njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se po merret me rastin./SuharekaOnline/