Afrim Sylaj falënderon qytetarët për bashkëpunim me policinë në raportimin e rasteve të vjedhjeve

20.11.2021

Sapo policia e pranoj këtë informacion, kishte reaguar menjëherë dhe zyrtarë profesional të policisë, duke e kontrolluar dhe monitoruar situatën, kishin arritur ta arrestonin në flagrancë të dyshuarin i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilin tentonte ta kryente vjedhjen. I dyshuari J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij […]

Afrim Sylaj falënderon qytetarët për bashkëpunim me policinë në raportimin e rasteve të vjedhjeve Foto: Ilustrim

Sapo policia e pranoj këtë informacion, kishte reaguar menjëherë dhe zyrtarë profesional të policisë, duke e kontrolluar dhe monitoruar situatën, kishin arritur ta arrestonin në flagrancë të dyshuarin i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilin tentonte ta kryente vjedhjen.

I dyshuari J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.

Rastet e dëmtimeve dhe vjedhjeve nga shtëpitë e mërgimtarëve kanë qenë shpesh cak i hajnave, pasi këto shtëpi janë të pabanuara, mirëpo policia falënderon qytetarët të cilat raportojnë rastet e dyshimta dhe, vazhdimisht monitoron dhe kontrollon lokacione të caktuara duke siguruar dhe mbrojtur pronën e qytetarëve.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë dhe se rasti është nën hetime.

Ndërsa, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj duke dhënë detaje lidhur me këtë rast, ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim të ngushtë me policinë për njoftimin dhe raportimin e rasteve të tilla.

“Ne i falënderojmë edhe qytetarët, të cilët po bashkëpunojnë ngushtë me policinë në njoftimin dhe raportimin e rasteve të tilla dhe ky rast tregon më së miri sepse akterët e sigurisë janë partnerë të përbashkët polici dhe komunitet”, ka thënë Sylaj.

Duke dhënë më tutje detaje për kapjen dhe arrestimin e hajnit në flagrancë, ka thënë se në këtë rast nuk ka pasur asnjë rezistencë nga i dyshuari sepse është lokalizuar në mënyrën më profesionale.