Afër 200 mijë € do të investohen në disa fshatra të Suharekës për shtim të kapaciteteve për ujë të pijshëm
- 03.06.2022
- 0 komente
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A Prizren për bashkëfinancim të disa projekteve.

Muharremaj ka thënë se afër 200 mijë euro do të investohen në fshatrat Peqan, Greikoc, Nishor, Rrugën “Xhavit Sylaj”, Rruga “Kenan Halimi” në Peqan dhe projekte të tjera.
Ai ka shtuar se ky bashkëfinancim mes KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe Komunës së Suharekës, ka për qëllim investimin dhe shtimin e kapaciteteve ujore, zjerimin e sistemit të ujësjellit e të tjera.
Gjithashtu, i pari i Suharekës ka premtuar se qytetarëve do tu përmirësohet kualiteti i jetës dhe për këtë nuk do të mungoj angazhimi i tyre.


#Bali Muharremaj#Greikoc#Investim#KRU "Hidro Regjioni Jugor"#Kryetari i Komunës së Suharekës#marrëveshje për bashkëfinancim#Nishor#Peqan#shtim i kapaciteteve ujore#zgjerim të sistemit të ujësjellësit
KOMENTE0
Leave a Reply