AAK zyrtarizon emrat e kandidatëve për kryetarë të 13 komunave, edhe atë të Suharekës

29.06.2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor të këtij viti, ka zyrtarizuar 13 kandidatë për kryetarë komunash. Sipas këtij subjekti politik, Këshilli Drejtues ka miratuar emrat e 14 kandidatëve, ndërsa në proces është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë. Këta janë emrat e kandidatëve që […]

AAK zyrtarizon emrat e kandidatëve për kryetarë të 13 komunave, edhe atë të Suharekës Foto: Ilustrim


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor të këtij viti, ka zyrtarizuar 13 kandidatë për kryetarë komunash.

Sipas këtij subjekti politik, Këshilli Drejtues ka miratuar emrat e 14 kandidatëve, ndërsa në proces është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë.

Këta janë emrat e kandidatëve që do të garojnë për kryetar në 13 komuna të Kosovës:

Agron Kuçi, Junik

Ardian Gjini, Gjakovë

Ali Krasniqi, Obiliq

Bali Muharremaj, Suharekë

Bashkim Ramosaj, Deçan

Bekë Berisha, Istog

Besnik Tahiri, Podujevë

Daut Haradinaj, Prishtinë

Faton Jakupi, Kamenicë

Mensut Ademi, Vushtrri

Rrustem Berisha, Pejë

Smajl Latifi, Rahovec

Zenun Elezaj, Klinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të garojë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përpos në Hanin e Elezit.