AAK sot zyrtarizon kandidatin për kryetar të Suharekës dhe kandidatët për Asamblenë Komunale

09.07.2021

Kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor. Partitë politike në vend veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimi i kandidatëve për kryetarë të komunave. Edhe në Komunën e Suharekës subjektet politike kanë filluar zyrtarizimin e emrave për kryetar të kësaj […]

AAK sot zyrtarizon kandidatin për kryetar të Suharekës dhe kandidatët për Asamblenë Komunale Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor.

Partitë politike në vend veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimi i kandidatëve për kryetarë të komunave.

Edhe në Komunën e Suharekës subjektet politike kanë filluar zyrtarizimin e emrave për kryetar të kësaj komune.

Gjatë ditës së sotme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të bëjë zyrtarizimin e kandidatit për kryetar të Komunës së Suharekës si dhe prezentimin e kandidatëve për Asamblenë Komunale.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së dega Suharekës njëherit edhe kryetar i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë, në nominim e tij nga AAK-ja si kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Ftoheni të merrni pjesë, në nominimin tim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si kandidat për kryetar në Komunën e Suharekës në zgjedhjet e ardhshme lokale”, ka shkruar Muharremaj.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se do të bëhet edhe prezentimi i kandidatëve për Asamblenë Komunale.

“Po ashtu do të bëhet edhe prezentimi i kandidatëve për Asamblenë Komunale. Takimi mbahet në ora 19:00 në Hotel LAMI PALACE në Shirokë”, ka shkruar Muharremaj.