AAK-ja në Suharekë ia merr edhe një anëtare të NISMA-s

07.07.2021

Kryetarini komunës së Suharekës Bali Muharremaj i cili gjithashtu është edhe kryetar i degës së AAK-së në Suharekë, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Marigona Suka Bungu që nga sot e tutje Marigona aktivitetin e saj politik ta ushtroj nën ombrellën e AAK. Muharremaj gjithashtu tha se Marigona do të jetë kandidate për këshilltare […]

AAK-ja në Suharekë ia merr edhe një anëtare të NISMA-s Foto: Ilustrim

Kryetarini komunës së Suharekës Bali Muharremaj i cili gjithashtu është edhe kryetar i degës së AAK-së në Suharekë, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Marigona Suka Bungu që nga sot e tutje Marigona aktivitetin e saj politik ta ushtroj nën ombrellën e AAK.

Muharremaj gjithashtu tha se Marigona do të jetë kandidate për këshilltare komunale.

“Marigona Suka Bungu, ish këshilltare në Grupin Parlamentar Nisma Socialdemokrate dhe ish-Kryetare e Gruas e NISMA në Komunën e Suharekës, një zonjë intelektuale me përgaditje profesionale Master në Letërsi Shqipe dhe Administratë Publike, sot u bashkua në radhën tonë në garën si kandidate për këshilltare komunale”, thuhet në njoftimin e Muharremajt.

Njoftimi i plotë i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj:

Marigona Suka Bungu, ish këshilltare në Grupin Parlamentar Nisma Socialdemokrate dhe ish-Kryetare e Gruas e NISMA në Komunën e Suharekës, një zonjë intelektuale me përgaditje profesionale Master në Letërsi Shqipe dhe Administratë Publike, sot u bashkua në radhën tonë në garën si kandidate për këshilltare komunale.

Marigonës sot i uruam mirëseardhje në rrugtimin tonë të përbashkët politik.

Suksese!