9 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, një rast i ri në 24 orët e fundit

02.07.2022

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës janë 9 raste aktive me COVID-19, raste këto që rezultuan pozitive në tre ditët e fundit. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 167 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 29 qytetarë. Rastet pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit janë nga këto komuna: Prishtinë  52, Gjilan  20, Kaçanik  14, […]

9 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, një rast i ri në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës janë 9 raste aktive me COVID-19, raste këto që rezultuan pozitive në tre ditët e fundit.

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 167 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 29 qytetarë.

Rastet pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit janë nga këto komuna: Prishtinë  52, Gjilan  20, Kaçanik  14, Gjakovë  10, Podujevë  9, Fushë Kosovë  8, Pejë  7, Gllogoc  6, Kamenicë  5, Obiliq  5, Malishevë  4, Skenderaj  4, Ferizaj  4, Lipjan  3, Mitrovicë  3, Dragash  3, Prizren  2, Shtime  2, Vushtrri  2, Graçanicë  1, Suharekë  1, Istog  1, Klinë 1.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  14, Gjakovë  4, Fushë Kosovë  4, Ferizaj  2, Prizren  2, Gjilan  2, Lipjan  1.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,496, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.

Në 24 orët janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.615 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.746 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.234 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.