7 rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë nga këto fshatra

03.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me Korona virus 334 persona. Sipas IKSHPK-së në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste të reja me COVID-19, mirëpo drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale , Besa Kuqi për SuharekaOnline ka bërë të ditur se faktikisht […]

7 rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë nga këto fshatra Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me Korona virus 334 persona.

Sipas IKSHPK-së në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste të reja me COVID-19, mirëpo drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale , Besa Kuqi për SuharekaOnline ka bërë të ditur se faktikisht në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste pozitive me COVID-19, pasi që është ngatërruar rezultati i një qytetari.

Rastet pozitive sipas IKSHPK-së janë nga këto vendbanime: Një rast në Gjinoc, një rast në Vraniq dhe 5 raste në Suharekë.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.