8 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 6 raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

01.07.2022

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës janë 8 raste aktive me COVID-19, raste këto që rezultuan pozitive në tre ditët e fundit. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 149 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 43 qytetarë. Rastet pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit janë nga këto komuna: Prishtinë  47, Gjakovë  15, Pejë  11, […]

8 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 6 raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës janë 8 raste aktive me COVID-19, raste këto që rezultuan pozitive në tre ditët e fundit.

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 149 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 43 qytetarë.

Rastet pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit janë nga këto komuna: Prishtinë  47, Gjakovë  15, Pejë  11, Gjilan  10, Prizren  9, Lipjan  9, Istog  7, Obiliq  6, Kamenicë  6, Ferizaj  6, Suharekë  6, Vushtrri  6, Mitrovicë  6, Fushë Kosovë  2, Malishevë  1, Viti  1, Skenderaj  1.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  18, Podujevë  6, Gjakovë  3, Ferizaj  2, Fushë Kosovë  2, Skenderaj  2, Mitrovicë  2, Obiliq  1, Hani i Elezit  1, Gjilan  1, Graçanicë  1, Dragash  1, Shtime  1, Deçan  1, Lipjan  1.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,467, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.

Në 24 orët janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.590 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.221 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.