7 familje nevojtare nga Suhareka do të përfitojnë bonus banim nga komuna

01.07.2022

Me këtë vendim përcaktohet vlera e bonus banimit dhe atë 40% e shumës së qirasë minimale të banesave në tregun e lirë në territorin e Komunës së Suharekës për vitin 2022. Përfitues të bonus banimit për vitin 2022 do të jenë 7 (shtatë) familje dhe këto kategori të familjeve që mund të përfitojnë nga bonus […]

7 familje nevojtare nga Suhareka do të përfitojnë bonus banim nga komuna Foto: Ilustrim

Me këtë vendim përcaktohet vlera e bonus banimit dhe atë 40% e shumës së qirasë minimale të banesave në tregun e lirë në territorin e Komunës së Suharekës për vitin 2022.

Përfitues të bonus banimit për vitin 2022 do të jenë 7 (shtatë) familje dhe këto kategori të familjeve që mund të përfitojnë nga bonus banimi i programit të veçantë të banimit janë:

1. Familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale dhe;
2. Familjet që posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike.

Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset, kryetari i Komunës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Suharekës.

Pas miratimit nga ana e Kuvendit të Komunës në Suharekë, ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas dërgimit në autoritetin mbikëqyrës.

Vendim-per-Bonus-Banimin