67 kandidat aplikojnë për 6 vende të lira pune në disa shkolla të Suharekës

23.11.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë (DKA) ditë më parë kishte hapur konkurs pune për 6 mësimdhënës/e në disa shkolla të Komunës së Suharekës. Për këtë konkurs komisioni përzgjedhës ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve të cilët i janë nënshtruar testit me shkrim dje, 22.11.2022 në sallën e Asamblesë (te parku i qytetit) të […]

67 kandidat aplikojnë për 6 vende të lira pune në disa shkolla të Suharekës Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë (DKA) ditë më parë kishte hapur konkurs pune për 6 mësimdhënës/e në disa shkolla të Komunës së Suharekës.

Për këtë konkurs komisioni përzgjedhës ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve të cilët i janë nënshtruar testit me shkrim dje, 22.11.2022 në sallën e Asamblesë (te parku i qytetit) të Komunës së Suharekës ku janë ndarë në dy grupe sipas këtij orari: 08:30 dhe 10:30.

SuharekaOnline ka siguruar listën e ngushtë me emrat dhe mbiemrat e kandidatëv/e, poashtu në këto dokumente figuron edhe orari për secilën pozitë të këtij konkursi.

Nga lista e cila është publikuar rezulton se gjithsej 67 kandidatë kanë aplikuar për 6 vende të lira pune në shkollat: SHFMU “7 Marsi” në Suharekë, SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë, SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Grejkoc,SHFMU “Dituria” në Samadrexë, Institucioni Parashkollor “Fluturat” dhe Gjimnazi “Jeta e re”.