666 lindje në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2022, prej tyre 347 meshkuj dhe 319 femra

08.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Lindjeve për vitin 2022. Në vitin 2022, janë regjistruar 31.420 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 22 632 lindje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11.615 janë meshkuj (51.3%) dhe 11.017 janë femra (48.7%). Kurse, jashtë Kosovës janë kryer […]

666 lindje në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2022, prej tyre 347 meshkuj dhe 319 femra Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Lindjeve për vitin 2022.

Në vitin 2022, janë regjistruar 31.420 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 22 632 lindje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11.615 janë meshkuj (51.3%) dhe 11.017 janë femra (48.7%). Kurse, jashtë Kosovës janë kryer 8 788 lindje.

Të lindur binjak në vitin 2022 (brenda dhe jashtë Kosovës) janë regjistruar 810 foshnje.

Më së shumti lindje të gjalla (brenda dhe jashtë Kosovës), ishin sipas grup-moshës së nënës (25-29 vjeç) me 10 671 lindje.

Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për femra ishin: Ajla (372 foshnje), Dua (289 foshnje), Bora (259 foshnje), Hana (242 foshnje), dhe Inara (230 foshnje).

Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për meshkuj ishin: Ajan (232 foshnje), Noar (217 foshnje), Nil (216 foshnje), Amar (214 foshnje), dhe Troi (211 foshnje).

Duke u bazuar në të dhënat e ASK, që ka siguruar SuharekaOnline figuron se gjatë vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 666 foshnje prej tyre 347 meshkuj dhe 319 femra.

Poashtu, në këto statistika figuron se gjatë vitit të kaluar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë janë kryer 25 lindje.

Ndër tjerash, në të dhënat e ASK-së, figuron se 1.221 gra nga Komuna e Suharekës kanë sjellë në jetë foshnjet e tyre, brenda dhe jashtë Komunës së Suharekës.