6 të arrestuarit në operacionin “Mulliri” dalin sot para gjykatës

18.02.2022

Gjatë këtij aksioni u shkatërrua një ndër laboratorët më të mëdhenj të drogës në Kosovë. Drejtoria kundër trafikimit më narkotikë zbuloi laboratorin brenda një mulliri ku bëhej kultivimi i kanabisit, në Shirokë të Suharekës. Aksioni rezultoi me arrestimin e gjashtë personave dhe konfiskimin e 32 kg drogë, që kapin vlerën e 1 milionë e 500 […]

6 të arrestuarit në operacionin “Mulliri” dalin sot para gjykatës Foto: Ilustrim

Gjatë këtij aksioni u shkatërrua një ndër laboratorët më të mëdhenj të drogës në Kosovë. Drejtoria kundër trafikimit më narkotikë zbuloi laboratorin brenda një mulliri ku bëhej kultivimi i kanabisit, në Shirokë të Suharekës. Aksioni rezultoi me arrestimin e gjashtë personave dhe konfiskimin e 32 kg drogë, që kapin vlerën e 1 milionë e 500 mijë euro.

Sipas zëdhënësit të Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, gjashtë të dyshuarit do të dalin sot para Gjykatës, në orën 13:00.

Katër nga të dyshuarit janë nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga KosovaL M.V, A.R., M.V., E.M., F.M., A.M., dhe E.D., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer vepra penale.

Sipas kërkesës së prokurorisë për të arrestuarit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepra penale:
1. Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 lidhur me 31 dhe
2. Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautroizuar e narkotikëve, substanave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Nga ky aksion janë gjetur rreth 32 kg narkotikë e llojit marihuanë, dymijë e pesëdhjetë e nëntë  (2059) bimë të mbjella në saksi, të cilat janë konfiskuar, si dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura dhe të gatshme për shitje.

Vendi (laboratori) ku janë gjetur narkotikët i ka pasur të gjitha pajisjet e nevojshme për kultivimin e bimës së kanabisit si: ndriçimin e posaçëm, sistemin e ujitjes, sistemin e ajrosjes, peshore, qese, si dhe sasi të konsideruar të dheut të vendosura në thasë.

Nga ky aksion janë sekuestruar:

– Tre (3) automjete të markave BMW, Ford dhe Opel Zafira;

– Gjashtë (6) celularë;

– Para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon;

– Një (1) DVR; dhe

– Një (1) llaptop.