545 familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Suharekë përfitojnë pagë nga shteti

29.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, raporton SuharekaOnline. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit prill 2023, në Kosovë janë […]

545 familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Suharekë përfitojnë pagë nga shteti Foto: SuharekaOnline

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, raporton SuharekaOnline.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit prill 2023, në Kosovë janë regjistruar 13.008 familje të cilat kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

MuajiNr.i familjeve që kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në tërë Kosovën
Janar/202313.052
Shkurt/ 202313.048
Mars/202313.027
Prill/202313.008

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së rezulton se në Komunën e Suharekës përfitues nga kjo skemë për muajin prill 2023 janë regjistruar 545 familje, numër ky më i madh se në muajin janar të po të njëjtit vit.

MuajiNr.i familjeve që kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Komunën e Suharekës
Janar/ 2023544
Shkurt/2023545
Mars/2023545
Prill/2023545