52 kurorëzime dhe një shkurorëzim gjatë muajit prill në Suharekë

16.06.2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin prill 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për kurorëzimet dhe shkurorëzimet rastet regjistrohen në […]

52 kurorëzime dhe një shkurorëzim gjatë muajit prill në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin prill 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për kurorëzimet dhe shkurorëzimet rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.

Në muajin prill 2021 janë regjistruar gjithsej 1430 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin mars ka një rënie të numrit të çifteve të kurorëzuar për (17.4%).

Kurse krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit prill me muajin mars 2021, del se ka një rënje për (7%). Gjithsej janë regjistruar 115 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Ndërsa në muajin prill në Komunën e Suharekës janë regjistruar 52 kurorëzime dhe një shkurorëzim.

Kurorëzimet sipas komunave
Shkurorëzimet sipas komunave