47 kandidatë aplikojnë për 6 vende të lira të punës në disa shkolla të Komunës së Suharekës

17.01.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka publikuar listën e ngushtë me emrat e kandidatëve për 6 vende të lira të punës në disa shkolla të Komunës së Suharekës. DKA-Suharekë ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit […]

47 kandidatë aplikojnë për 6 vende të lira të punës në disa shkolla të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka publikuar listën e ngushtë me emrat e kandidatëve për 6 vende të lira të punës në disa shkolla të Komunës së Suharekës.

DKA-Suharekë ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05. Nr. 1203 të datës 21.12.2022 ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve për 6 pozita të lira pune, si mësimdhënës në shkollat si: “7 Marsi” në Suharekë, “Dëshmorër e Greikocit” në Greikoc, “Bajram Curri” në Nishor, “Ramë Bllaca” në Bllacë dhe “17 Shkurti” në Shirokë, raporon SuharekaOnline.

Duke iu referuar listës së ngushtë, figuron se për 6 pozita të lira pune për zëvëndësimin e mësimdhënësve në shkollat e lartëshënuara, kanë aplikuar 47 kandidatë.

Në njoftim thuhet se kandidatët të cilët nuk e kanë të shënuar emrin në këto lista, kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh tek komisioni përzgjedhës.