4 vite nga formimi i FSK, Muharremaj: Urime Kosovë – Dita e Ushtrisë

14.12.2022

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018 miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri. Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe […]

4 vite nga formimi i FSK, Muharremaj: Urime Kosovë – Dita e Ushtrisë Foto: Ilustrim

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018 miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.

Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.

Pra, sot Forca e Sigurisë së Kosovës shënon 4 vjetorin e formimit të saj.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook ka uruar ditën e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Muharremaj në fotografin e publikuar me dy pjestarë të FSK-së ka shkruar “Urime Kosovë – Dita e Ushtrisë, 14 Dhjetor 2018…2022…”