4 raste të vjedhjeve, 4 raste të sulmeve, 2 raste të dhunës në familje… Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

  • 08.03.2023
4 raste të vjedhjeve, 4 raste të sulmeve, 2 raste të dhunës në familje… Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.

Suka, ka njoftuar për aktivitetet dhe punët që janë kryer në komunë, ku tha se këto dy javë ka pasur shumë aktivitete, pasi ishin edhe festat si ditët: Epopeja e UÇK-së, 7 Marsi- Dita e mësuesit, 8 Marsi – Dita e Gruas, pastaj aktivitetet dhe takimet e kryetarit të Komunës Bali Muharremaj, nënkryetarës, Mihrije Suka dhe aktivitete tjera.


Në takimin e sigurisë lokale, ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë.

Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 5 aksidente në trafik, 2 raste mashtrimi, 3 raste dëmtim prone, 1 rast monedhë e falsifikuar, 4 raste të sulmeve , 1 rast i kanosjës, 2 raste të dhunës në familje, 2 raste vjedhje e pyllit, 4 raste të vjedhjeve , 1 rast keqperdorim i besimit, 2 raste lëndim trupor, 2 raste armëmbajtje pa leje, 1 rast ndërhyrje në sistem kompjuterike dhe 1 uzurpim i pasurisë.

Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 408 tiketa për kundervatje dhe 25 urdhëresa të realizuara si dhe 17 vizita në Shkolla.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë