26 persona nga Komuna e Suharekës përfitojnë nga skema e pensioneve të FSK-së

28.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës për muajin tetor […]

26 persona nga Komuna e Suharekës përfitojnë nga skema e pensioneve të FSK-së Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës për muajin tetor të këtij viti janë 687 përfitues.

Pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës është pagesa e rregullt mujore që i paguhet pjesëtarit të
FSK-së i cili i plotëson kriteret e parapara në Ligjin për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë
së Kosovës (Ligji nr.04/L-084).

Përfituesit kanë të drejtë në pensionin e FSK-së, pavarësisht nga një punësim tjetër në sektorin publik ose privat, përveç nëse ata shërbejnë sërish në FSK shuma e pagesës së pensioneve të FSK-së përcaktohet prej 60%, 70% dhe 80% të pagës mesatare.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së figuron që gjatë muajit tetor, 26 persona të cilët janë pjestarë të FSK-së kanë marrë pagë, shkruan SuharekaOnline.

Duke analizuar të dhënat e ASK-së, bëhet e ditur se numri i përfituesve nga kjo skemë nga muaji janar deri në tetor ka shënuar rritje për një.

MuajiNumri i personave përfitues nga skema e pensioneve/pagave nga FSK
Janar25
Shkurt25
Mars25
Prill25
Maj26
Qershor26
Korrik26
Gusht26
Shtator26
Tetor26