24 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc

13.05.2023

Sot, mbushen 24 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të asaj ane. Më 13 maj 1999 ranë 77 qytetarë të moshave të ndryshme gra, burra, pleq e plaka dhe 14 fëmijë që ishin nxënës të Shkollës Fillore […]

24 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc Foto: Ilustrim

Sot, mbushen 24 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të asaj ane.

Më 13 maj 1999 ranë 77 qytetarë të moshave të ndryshme gra, burra, pleq e plaka dhe 14 fëmijë që ishin nxënës të Shkollës Fillore ”Dëshmorët e Kabashit”.

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në përvjetorin e 24-të, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit dhe në zbulimin e shtatores së “Sali Shabanit”, te Memoriali i Martirëve në Korishë.

Ndryshe, më 13 maj 1999 është kryer masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth, duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre.