231 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

17.08.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 732 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 231 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 31 raste të reja me këtë virus në komunën tonë. Ndërkaq në 24 […]

231 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 732 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 231 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 31 raste të reja me këtë virus në komunën tonë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 413 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 331 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Gjilan  67, Pejë  43, Prishtinë  42, Lipjan  36, Suharekë  31, Gjakovë  28, Vushtrri  26, Ferizaj  23, Malishevë  16, Prizren  14, Deçan  14, Rahovec  12, Viti  10, Kamenicë  10, Gllogoc  8, Mitrovicë  6, Podujevë  6, Kaçanik  5, Shtime  4, Dragash  4, Fushë Kosovë  3, Junik  2, Zveçan  1, Klinë  1, Kllokot  1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  88, Gjakovë  32, Ferizaj  26, Gllogoc  23, Skenderaj  21, Malishevë  19, Gjilan  15, Istog  14, Pejë  12, Fushë Kosovë  11, Deçan  9, Shtime  9, Viti  8, Mitrovicë  8, Vushtrri  6, Podujevë  6, Lipjan  5, Klinë  5, Kamenicë  3, Junik  3, Suharekë  3, Prizren  2, Kaçanik  1, Obiliq  1, Graçanicë  1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 258,457.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 67 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.031 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.840 doza të treta dhe 1,613 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.