229 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

30.07.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 10 mijë e 684 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 229 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 33 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar […]

229 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 10 mijë e 684 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 229 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 33 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 18 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 1,480 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 1,435 qytetarë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  285, Pejë  105, Prizren  105, Mitrovicë  94, Gjilan  92Fushë Kosovë  77, Lipjan  76, Ferizaj  72, Gjakovë  59, Vushtrri  57, Gllogoc  52, Podujevë  50, Obiliq  43, Klinë  37, Skenderaj  36, Rahovec  35, Kamenicë  35, Suharekë  33, Deçan  30, Istog  28, Kaçanik  22, Malishevë  15, Shtime  12, Dragash  11, Viti  11, Junik  4, Zveçan  2, Graçanicë  1, Shtërpcë  1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  333, Pejë  107, Gjilan  96, Prizren  96, Podujevë  92, Vushtrri  73, Mitrovicë  70, Ferizaj  57, Skenderaj  50, Lipjan  45, Obiliq  44, Istog  41, Gllogoc  39, Klinë  39, Gjakovë  33, Viti  30, Kamenicë  28, Deçan  27, Rahovec  21, Fushë Kosovë  21, Shtime  21, Suharekë  18, Malishevë  17, Dragash  13, Kaçanik  7, Junik  5, Kllokot  4, Novobërdë  3, Graçanicë  2, Zveçan  1, Hani i Elezit  1, Zubin Potok  1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 238.127, që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë vdekur 3,169 persona, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 251,980 raste pozitive dhe janë kryer 1,909,493 teste.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 115 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.121 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.169 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.555 doza të treta dhe 1,306 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.