210 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

15.08.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 992 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 210 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 8 raste të reja me këtë virus në komunën tonë. Ndërkaq në 24 […]

210 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: SuharekaOnline

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 992 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 210 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 8 raste të reja me këtë virus në komunën tonë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 393 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 928 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  101, Istog  26, Rahovec  25, Podujevë  25, Malishevë  23, Mitrovicë  22, Skenderaj  21, Pejë  17, Gjakovë  17, Kamenicë  15, Fushë Kosovë  12, Ferizaj  12, Shtime  10, Suharekë  8, Viti  8, Lipjan  7, Gjilan  7, Prizren  7, Deçan  6, Gllogoc  6, Vushtrri  6, Klinë  4, Kaçanik  3, Junik  2, Obiliq  2, Novobërdë  1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  177, Prizren  72, Gjilan  69, Pejë  64, Gjakovë  58, Suharekë  42, Lipjan  41, Viti  39, Ferizaj  39, Mitrovicë  38, Fushë Kosovë  36, Skenderaj  31, Vushtrri  31, Obiliq  30, Istog  29, Dragash  23, Malishevë  23, Gllogoc  23, Shtime  17, Podujevë  12, Hani i Elezit  7, Kamenicë  5, Shtërpcë  4, Kllokot  4, Junik  4, Klinë  4, Graçanicë  3, Deçan  2, Rahovec  1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 257.510.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.827 doza të treta dhe 1,601 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.