203 raste aktive me COVID-19, mbi 5 mijë e 600 në tërë Kosovën

16.08.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 650 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 203 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan dy raste të reja me këtë virus në komunën tonë. Ndërkaq në 24 […]

203 raste aktive me COVID-19, mbi 5 mijë e 600 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 650 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 203 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan dy raste të reja me këtë virus në komunën tonë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 274 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 616 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  75, Gllogoc  32, Gjakovë  18, Gjilan  17, Pejë  15, Fushë Kosovë  14, Malishevë  13, Klinë  12, Ferizaj  12, Mitrovicë  10, Lipjan  8, Skenderaj  7, Istog  7, Viti  7, Deçan  6, Rahovec  6, Prizren  5, Obiliq  3, Vushtrri  3, Suharekë  2, Kaçanik  1, Podujevë  1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  139, Podujevë  58, Gjakovë  53, Gllogoc  40, Kamenicë  40, Mitrovicë  37, Skenderaj  32, Istog  31, Gjilan  30, Viti  20, Pejë  18, Fushë Kosovë  17, Shtime  17, Ferizaj  14, Malishevë  13, Obiliq  9, Deçan  9, Suharekë  9, Klinë  7, Junik  5, Vushtrri  4, Prizren  4, Lipjan  4, Rahovec  3, Kaçanik  2, Ranillug  1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 258,126.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.827 doza të treta dhe 1,601 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.