2 raste të dhunës në familje, 3 vjedhje dhe 1 rast incident zjarri – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

16.11.2022

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, shkruan SuharekaOnline. Komandanti, Afrim Sylaj ka njoftuar se gjatë dy javëve që […]

2 raste të dhunës në familje, 3 vjedhje dhe 1 rast incident zjarri – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, shkruan SuharekaOnline.

Komandanti, Afrim Sylaj ka njoftuar se gjatë dy javëve që lam pas në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 6 aksidente në trafik, 1 ndërhyrje në sistemet kompjuterike, 2 raste sulm.

Poashtu Sylaj ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të kaluara janë raportuar edhe 2 raste të dhunës në familje, 2 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 1 incident zjarri, 3 raste të vjedhjeve , 1 rast pjesmarrje në huliganizëm, 1 vetëgjyqësi dhe 1 fotografim dhe inqizim i paautorizuar.