2 raste të dhunës në familje, 2 raste të vjedhjeve 1 rast mashtrimi… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

04.05.2023

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave. Ndërsa, […]

2 raste të dhunës në familje, 2 raste të vjedhjeve 1 rast mashtrimi… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.

Ndërsa, për gjendjën e sigurisë në komunë ka raportuar komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, raporton SuharekaOnline.

Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, ka shtuar se janë: 6 aksidente në trafik, 2 raste të dhunës në familje, 1 dëmtim prone, 2 raste lëndim i lehtë trupor, 2 raste vjedhje, 1 mashtrim dhe 1 rast armëmbajtje pa leje.