140 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 3 mijë në tërë Kosovën

25.08.2022

Në vendin tonë ka filluar të ketë rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 3 mijë e 126 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 140 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje […]

140 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 3 mijë në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Në vendin tonë ka filluar të ketë rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 3 mijë e 126 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 140 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 20 raste të reja me këtë virus në komunën tonë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 363 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 413 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 76, Prizren 37, Skenderaj 24, Suharekë 20, Pejë 18, Gjilan 18, Obiliq 17, Mitrovicë 17, Lipjan 17, Ferizaj 16, Gllogoc 14, Vushtrri 13, Podujevë 12, Gjakovë 11, Deçan 9, Klinë 7, Dragash 7, Istog 7, Fushë Kosovë 5, Shtime 5, Viti 3, Rahovec 3, Malishevë 3, Shtërpcë 1, Ranillug 1, Kamenicë 1, Graçanicë 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Gjilan 67, Pejë 43, Prishtinë 42, Lipjan 36, Suharekë 31, Gjakovë 28, Vushtrri 26, Ferizaj 23, Malishevë 16, Deçan 14, Prizren 14, Rahovec 12, Viti 10, Kamenicë 10, Gllogoc 8, Podujevë 6, Mitrovicë 6, Kaçanik 5, Shtime 4, Dragash 4, Fushë Kosovë 3, Junik 2, Zveçan 1, Klinë 1, Kllokot 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 264,189.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.361 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.449 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.936 doza të treta dhe 1,680 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.