14 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë, prin Bllaca me 2 raste

12.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 279 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 14 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 75 vjeç, shkruan SuharekaOnline. […]

14 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë, prin Bllaca me 2 raste Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 279 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 14 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 75 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Venbanimet e rasteve të sotme janë: Bllacë (2), Dobërdelan (1), Mushtisht (1), Nëpërbisht (1) dhe Suharekë (9).

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes.