​130 maturantë nga Suhareka nesër do t’i nënshtrohen Testit të Maturës

26.08.2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e provimit të dytë të Maturës Shtetërore, që do mbahet më 27 gusht, e që pritet t’i nënshtrohen rreth 5 mijë maturantë të cilët nuk e kanë kaluar provimin në afatin e […]

​130 maturantë nga Suhareka nesër do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e provimit të dytë të Maturës Shtetërore, që do mbahet më 27 gusht, e që pritet t’i nënshtrohen rreth 5 mijë maturantë të cilët nuk e kanë kaluar provimin në afatin e parë.

Në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani ka bërë të ditur se 130 maturantë nga komuna jonë të cilët nuk e kanë kaluar provimin në afatin e parë pritet t’i nënshtrohen provimit të dytë shtetëror të maturës.

Ai ka bërë të ditur se afati i dytë i Testit të Maturës do të organizohet vetëm në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, pra të tri shkollat e mesme të komunës tonë organizohet vetëm në një qendër testimi, ndërsa monitorimin do ta bëjnë profesorët nga Komuna e Prizrenit.

E për mbarëvajtjen e këtij testimi, drejtori Bajselmani ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet që ky provim të mbahet më 27 gusht.

Bajselmani shtoi se nuk pritet të ketë asnjë vështirësi dhe se greva e mësimdhënësve nuk do ta pengojë këtë proces, pasi që kanë marrëveshje me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).