13 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 328 në tërë vendin
- 16.05.2022
- 0 komente
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID-19.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 8, Obiliq 4, Shtërpcë 1, Podujevë 1, Gllogoc 1, Gjilan 1.
Po ashtu, janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 6, Obiliq 4, Gjilan 2, Suharekë 2, Lipjan 2, Klinë 2, Fushë Kosovë 2, Gllogoc 1, Vushtrri 1, Prizren 1, Skenderaj 1, Istog 1, Kamenicë 1, Dragash 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 328, prej tyre 13 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 228,234 raste nga 1,833,156 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 3,139 raste të vdekjes.
Leave a Reply