10 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 1 mijë në tërë Kosovën
- 04.07.2022
- 0 komente
Në vendin tonë është duke vazhduar rritja e numrit të rasteve me virusin COVID-19.

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 1,012 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 10 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 164 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 49 qytetarë.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.534.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.700 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.270 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

#Covid-19#IKSHPK#Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës#Ministria e Shëndetësisë#Suharekë
KOMENTE0
Leave a Reply