1 milion euro për Suharekën nga MMPHI, do të ndërtohen dy rrugë, park dhe shtatore
- 06.05.2022
- 0 komente
Gjatë ditës së sotme është nënshkruar memorandumi 1 milion eurosh për Suharekën nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari Muharremaj kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e disa projekteve.
Kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se do të bashkëfinancohen këto projekte:
– Ndërtimi i rrugës Gjinoc- Novakë – Mamushë në vlerë 450 mijë euro;
– Ndërtimi i rrugës Baçevc- Sallagrazhdë-Greikoc- Korishë në vlerë 400 mijë euro;
– Ndërtimi i parkut dhe rregullimi i shtatoreve në qendër të Mushtishtit.

I pari i Suharekës ka falenderuar zëvendësministrin Durmishi për bashkëpunimin i cili kontribuon në zhvillimin e Komunës së Suharekës.

#Bali Muharremaj#Hysen Durmishi#Kryetari i Komunës së Suharekës#Memorandum i mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve#Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës#MMPHI#Zv.ministri i Infrastrukturës
KOMENTE0
Leave a Reply