Çlirim Gashi
02.04.2019, 11:50

SBASHK-u i vendos kusht MASHT-it, për zëvendësimin e orëve!

Mos marrëveshjet që po bëhen për zëvendësimin e orëve ndaj SBASHK-ut dhe MASHT-it, kjo sindikatë i ka ofruar një mundësi apo kusht për zëvendësimin e orëve të humbura.

SBASHK-u gjatë takimit që u mbajt sot me ministrin Bytyqi, kjo sindikatë i ofroi një mundësi apo kush për zëvendësimin e orëve, ku ky kusht ka lidhje për ndryshimin e koeficientëve për mësimdhënësit e ciklit klasor.

Kushti i SBASHK-ut është nëse MASHT së bashku me deputetët e tjerë në një seancë parlamentarë ndryshojnë koeficientët për mësimdhënësit e ciklit klasor dhe barazohet me atë të mësimdhënësve të ciklit lëndor, dhe nëse ndodh një gjë e tillë atëherë për hir të kolegëve të ciklit klasor do të bëjmë apel tek mësimdhënësit që të zëvendësohen orët e mësimit për një javë në fund të vitit shkollor, raporton “Koha Ditore”.

Ky është kush që e paraqiti SBASHK-u gjatë takimit të sotëm me ministrin Bytyqi.

Por, kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj përsëri ka thënë se ne jemi të vendosur të presim vendimin e Gjykatës, pasi që SBASHK-u mendon se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të tyre.

Kreu i kësaj Sindikate ka paraqitur edhe një mundësi para Ministrit Bytyqi që kjo gjendje të zhbllokohet “nëse Ministri Bytyqi bashkërisht me deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate dhe deputetët e partive tjera të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme me qëllim të përmirësimit të koeficientit për mësimdhënësit e ciklit fillor 1 deri 5 në Ligjin e pagave dhe të barazohet me koeficientin e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët 6 deri 9 pasi Ligji i pagave është në fuqi dhe ka dalë në Gazetën zyrtare, ndërsa zbatimi i tij fillon në fundvit dhe në këtë rast SBASHK-u do të marrë për obligim të bisedojë me mësimdhënësit që në fundvitin shkollor 2018/2019 të zëvendësojnë një javë në shenjë të vullnetit të mirë për mësimdhënësit e ciklit fillor 1-5”.