SBAShK: Mësimdhënësit duhet të jenë prioritet në vaksinimin kundër COVID-19

SBAShK: Mësimdhënësit duhet të jenë prioritet në vaksinimin kundër COVID-19
Çlirim Gashi

13.03.2021 / Lajme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që punëtorët e arsimit të kenë prioritet në vaksinimin kundër COVID-19.

Drejtues të Sindikatës vlerësojnë se punëtorët arsimorë janë ndër kategoritë me të rrezikuara. Ndërsa, njohës të çështjeve të arsimit dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore po vlerësojnë se prioritetet e vaksinimit janë përcaktuar nga institucionet shëndetësore ku punëtoret e arsimit nuk hynë në ketë kategori.

Sindikata e Arsimit përmes një kërkesë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka kërkuar qëpunëtorët arsimorë të jenë njëra ndër kategoritë me prioritet në vaksinimin kund Covid- 19. Ymer Ymeri, nga Sindikata e Arsimit, në njëpërgjigjeje për Radio Kosovën tha se për arsye se shkollat janë një vatër e shpërthimit dhe përhapjes se virusit, kemi kërkuar që kjo kategori të jetë ndër kategoritë e para që do të vaksinohen.

“ Kjo kërkesë ka ardhur për arsye se është e mundshme një vatër e madhe e shpërthimit  të infeksionit nëpër shkolla. Prandaj kemi kërkuar që mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim, me qëllim që të goditet pandemia aty ku mund të ketë shpërthim mëta madh. 

Kërkesa jonë nuk ka të bëjë me atë se kërkohet që mësimdhënësit tëprivilegjohen, por për arsye se konsiderojmëqë shkollat mund të jenë vatër e infeksionit dhe mos të kemi ndërprerje të procesit mësimor”, është shprehur Ymeri.

Se punëtorët arsimorë nuk janë prioritet i institucioneve shëndetësore për vaksiniminkundër Covid-19, këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën në një përgjigjeje me shkrim mikrobiologu kosovar, Lul Raka. 

Ai ka bërë të ditur se në fazën e parë është paraparë tëvaksinohen 3 për qind e popullsisë apo 54 mijëqytetarë. Në këtë shifër hyjnë: punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç, personat që jetojnë në  shtëpitë e të moshuarve dhe ata qëkujdesen për ta dhe personat me sëmundjekronike. Ndërsa, në fazën e dytë  është paraparëtë vaksinohet pjesa tjetër e popullsisë, 17 për qind apo 306 mijë qytetarë. 

RAPORTO