Rrezikohet hapja e vendeve të reja të punës nga Ligji për paga

Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë më 2 shkurt ku është miratuar ligji për pagat, ku paga bazë është rritur rreth 15%, 70% është rritur paga për puntorët në sektorin publik, kjo rrezikon hapjen e vendeve të reja të punës, deklaruan udhëheqësit e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

Ligji për paga gjatë këtij vitit, do të jetë i menaxhueshëm, pasi zbatimi i tij fillon në muajin nëntor, kështu deklaroi për Radio Evropa e Lirë, Drejtori i Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermulen.

Por, ai e sheh problematik atë, prej vitit tjetër, pasi kostoja e zbatimit të këtij ligji është e lartë, raporton “Koha Ditore”.

Ruud Vermulen, Drejtor i Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë tha se: “Një vlerësim më konservator që supozon që më 2019-‘20 nuk do të ketë punësime të reja (në sektorin publik), sërish tregon se ndarja për paga do të jetë rreth 30 milionë euro më shumë sesa tavani i lejuar ligjor. Kjo do të pengojë rritjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, që nevojiten për të zvogëluar papunësinë e lartë në Kosovë dhe hendekun e gjerë të të ardhurave me vendet në rajon dhe Bashkimin Evropian, përfshirë punësimet e reja në sektoret prioritare si gjyqësori, shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura, si dhe do të ndalojë aplikimin e primeve për sigurime shëndetësore”.

RAPORTO