Rreth 30 mijë raste të dyshimta me grip që nga 1 tetori 2018, një nga ta në Suharekë

Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 29.938 raste të dyshimta në grip (ILI), 4.719 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 43 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Ferizajit por asnjëra akoma nuk e kalon pragun epidemik, raporton “Koha Ditore”.

Një rast i tillë është raportuar edhe në Komunën e Suharekës, në influencën A.

“Gjatë javës së 07-të (11.02.2019-17.02.2019) janë raportuar 3.116 raste ILI, 285 raste ARI dhe 9 raste SARI. Gripi sezonal në vend ka aktivitet me intensitet të mesëm me tendencë rritje në javët në vijim. Trendi i rritjes është më i ulët se vitin e kaluar”, thuhet në komunikatë.

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 20 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 570 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 190 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 32.3 %).

Sipas subtipit 128 mostra Influencë A e pasubtipizuar dhe 62 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 që mbizotëron edhe në vendet e rajonit dhe të Europës. Nga Klinika Infektive dhe Klinika Emergjente në këtë sezone janë raportuar tetë raste të vdekjes të konfirmuara me Influencë A, katër prej tyre me subtipin AH1pdm09.

Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Analizuar sipas komunave rastet pozitive janë: Prishtinë (119 raste), F.Kosovë (10 raste) Drenas (9 raste), Ferizaj (7 raste), Gjilan (6raste) , Mitrovicë (me nga 5 raste), Viti (4 raste), Malishevë, Podujevë, Obiliq dhe Lipjan (me nga 3 raste) Shtime (3raste), Klinë ,Vushtrrisë dhe Gjakovë (me nga 2 raste) dhe komuna e Istogut, Pejës, Prizrenit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës Graçanicës, Suharekës, Rahovecit, Dardanës, Hanit të Elezit dhe Skenderajt me nga 1 rast të konfirmuar në Influencën A.

Sipas grup-moshës rastet janë: 0-4 vjeç (42 raste), 5-14 vjeç (24 raste), 15-29 vjeç (42 raste), 30-44vjeç (39 raste), 45-60 vjeç (32 raste ) dhe mbi 60 vjeç 11 raste).

Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1 tetori 2018 deri më 19 shkurt 2019 janë hospitalizuar 477 rast me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 89 raste me Dg. ILI dhe 43 raste me Dg.SARI Hospitalizimet brenda 24 orëve: Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 5 raste me Dg.Bronchopneumonia bill (ARI) dhe 5 raste me Dg.Status griposus (ILI).

Rekomandimet për Institucionet shëndetësore Rekomandimet e Institutit Kombëtar duhet të ndërmerren në mënyrë strikte dhe të kontrollohet efekti i këtyre masave në mënyrë rigoroze:  Ngritja maksimale e nivelit të vigjilencës dhe gatishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë.


RAPORTO