Rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona përfitues të shtesave

27.09.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga shtesat e Qeverisë kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë dhe 20 mijë lehona. Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se këtë muaj bëhen një vit kur për herë të parë kanë filluar skemën e shtesave […]

Rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona përfitues të shtesave Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga shtesat e Qeverisë kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë dhe 20 mijë lehona.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se këtë muaj bëhen një vit kur për herë të parë kanë filluar skemën e shtesave për fëmijë dhe lehona.

Po ashtu, i pari i Qeverisë ka bërë të ditur se në tetor do të hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011.

Postimi i tij i plotë:

Rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona përfitues të Shtesave

Këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë të parë filluam skemën e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona.

Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës.

Rishtazi hapëm aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapim edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Kështu, gradualisht po zgjerojmë skemën e shtesave drejt synimit tonë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare.

Nuk ka kthim prapa shtatorit të vitit të kaluar. Shtesat për fëmijë dhe lehona janë dëshmi dhe do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë.

Të angazhuar që secila familje ta ndiej dorën e shtetit, do të vazhdojmë edhe më tej me politika që në qendër kanë ngritjen e mirëqenies për qytetarët tanë.